Moti në Shqipëri

Mot i kthjellët me vranësira kalimtare

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira kalimtare në bregdet dhe përgjatë zonave të ulëta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat pësuan rënie nga një ditë më parë. Vlerat minimale janë regjistruar nga –3°C në Peshkopi deri 6°C në Sarandë. Në Tiranë, termometri shënoi 3°C.

Në Jug dhe Jug-Perëndim në mesditë dhe pasdite, parashikohen reshje shiu të përkohshme.

Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga Jug-Lindja e Veri-Perëndimi e lehtë dhe mesatare në brigjet detare, aty ku valëzimi parashikohet i forcës 1 dhe 2. Temperaturat parashikohen:

Zonat Malore -2°/9°C Zonat e Ulëta 2°/18°C Zonat Bregdetare 4°/18°C.

Back to top button