Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Dita e hënë në vend do të vijë me vranësira deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshjet e shiut në veri e pjesërisht qendër parashikohen me intensitet të ulët gjatë ditës dhe gradualisht deri në mbrëmje, intensiteti i tyre do të vijë në shtim, duke fituar territor dhe në jug. Reshjet e dëborës do të rikthehen në Alpe në orët e vona të datës 11 mars.

Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga jugu, e cila do të jetë e vrullshme hera herës në bregdet, e shoqëruar me një valëzim të forcës 3.