Temperaturat maksimale deri në 18 gradë

Temperaturat maksimale deri në 18 gradë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra ciklonike e krijuar në detin Adriatik, aktiviteti i saj po jep impakt në territorin e Shqipërisë duke shkaktuar erë të fortë dhe reshje shiu.

Në ditën e parë të javës, moti në Shqipëri do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet më të lartë në Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 11 deri në 19 gradë ndërsa në zonat bregdetare nga 12 deri në 18 gradë Celsius.