Moti në Shqipëri

Mot i kthjellët

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik me qendër kryesore në detin Jon e po kushtëzon mot me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Moti do të mbetet  i kthjellët dhe mjegull përgjatë luginave dhe vranësira mesatare në Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore 4/17°C

Zonat e ulëta  7/22°C

Zonat bregdetare 10/21°C

Back to top button