Moti në Shqipëri

Temperaturat do të jenë me rënie

Gadishulli i Ballkanit në fillimin e javës do të ndikohet nga rryma ajri të ftohta me origjinë polare të cilat do të sjellin në territorin e Shqipërisë temperatura të ulëta dhe erë te fortë verilindore.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në Verilindje. Era do të jetë me intensitet të lartë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga -6 deri në 2 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga -4 deri 11 gradë, ndërsa temperaturat në zonat bregdetare do të lëvizin nga 2 deri në 12 gradë Celsius.

Back to top button