Moti nesër: I ndryshueshëm

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, ka njoftuar IHMK./21Media

 

Back to top button