Moti nesër në Kosovë

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.
Sipas IHMK-së, në orët e para të ditës në viset e ulëta mund të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button