Parashikimi i motit në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit. Sipas Prishtina Weather, në mëngjes moti do të jetë i ftohtë dhe me ngrica.

“Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.”, bëhet e ditur në njoftim.

Nesër parashihet të ketë mot të ftohtë dhe me frymë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Të hënën pritet të jetë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira, ndërsa, ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell, derisa në mëngjes pritet të ketë ngrica.

Ndërkaq, të mërkurën, moti në Kosovë pritet të jetë pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Ndërkohë, orëve të mëngjesit do të ketë ngrica.