Vazhdon moti si të ishte verë

Vazhdon moti si të ishte verë

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës/21Media.