Moti për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, me ç’rast parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.
Sipas parashikimeve, nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.
Sa i përket temperaturave, IHMK ka informuar se ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Sasitë e reshjeve për muajin maj , deri më tani , u regjistruan , 60 mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit. Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë.”, ka bërë të ditur IHMK./21Media

Back to top button