Moti për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button