Moti për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të mërkurën mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button