Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell.

Të mërkurën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, duke përfshirë gjithë territorin, ndërsa të enjten mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

“Do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, duke përfshirë gjithë territorin. Të enjten mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media