Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa dita e premte mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake”, ka njoftuar IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius./21Media