Moti : Edhe më ftohtë

Temperaturat minimale ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë. Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button