Moti për javën e ardhshme

Në vendin tonë java fillon me mot kryesisht të ngjashëm dhe të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës​​​ (IHMK) njofton se pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 7 deri minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media

Back to top button