Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin më të ri të motit mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Të martën do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.

Minimalet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Ditën e premte do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Sot gjatë orëve të vona pritet të ketë reshje shiu, të cilat më të theksuara priten në veriperëndim të Dukagjinit, derisa pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.

Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales deri ditën e premte, ku serish do të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000 metra reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.

Back to top button