Temperatura më e lartë e ditës 18 gradë Celsius

Temperatura më e lartë e ditës 18 gradë Celsius

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s” thuhet në njoftimin e IGHMK-së.

08.11.2018
Temp. Min 0C Temp. Max 0C
Prishtinë 2 18
Pejë 3 18
Prizren 4 19
Podujevë 3 17
Ferizaj 2 17
Gjilan 2 18
Gjakovë 4 18
Mitrovicë 2 17