Mjegull dhe vranët

Mjegull dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kjo si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./21Media