Moti për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, diell dhe reshje shiu për pesë ditët e ardhshme.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

Më poshtë moti për pesë ditët në vijim:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë.

E martë – Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

E enjte – Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Back to top button