Moti për pesë ditët e ardhshme

Maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së dielë do të mbajë mot më vranësira të dëndura të cilat vende-vende do të shoqërohën me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperendimit herë –herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s” thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button