Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Siç ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Gjatë ditës se sotme pritet të mbajë moti i kthjellët dhe me diell gjatë pjesës së parë të ditës, por nga orët e vona pritet fuqizim i masave ajrore, të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.