Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Mot kryesisht i vranët

Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të shtresuara do të jenë pjesët e ulëta, duke kushtëzuar kështu në vendet e ulëta: mot kryesisht të vranët e në viset e larta mot kryesisht të kthjellët. Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të lëvizin në mes -5 e 6 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet të mbajë mot i ngashëm. E, edhe temperaturat do të jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes -5 e 5 gradë Celsius.

Të shtunën, sipas parashikimeve, dita do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të vijnë duke marrë karakter zhvillimi, zhvillim ky që do të vazhdojë edhe në ditën e dytë të fundjavës, kur na pret mot kryesisht i vranët.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes -6 e minus 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 2 e 4 gradë Celsius./21Media

Back to top button