Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Mot i vranët

Për ditën e parë të fundjavës, e meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të lëvizin në mes minus 2 e 8 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, pritet, të ketë vetëm vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të sillën në mes minus 2 e 11 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me mot pjesërisht të vranët dhe me temperaturat ca mbi mesatarën për këte periodë të vitit. Në mëngjes ato do të sillën në mes minus 1 e 2 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 11 e 14 gradë Celsius./21Media

Back to top button