Temperatura maksimale deri në 20 gradë

Temperatura maksimale deri në 20 gradë

Në ditën e parë të fundjavës meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me mot kryesisht të kthjellët e me temperatura që do të lëvizin në mes 4 e 20 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme ato do të sillën në mes 9 e 24 gradë Celsius.

Sa i përketë javës së ardhshme, parshihet të kemi mot të ndryshueshëm: me vranësira, por edhe me perioda me mot kryesisht të kthjellët. Vranësira më të theksuara priten në pjesën e parë të javës, kur mund të ketë edhe reshje shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 9 e 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 20 e 23 gradë Celsius./21Media