Sot temperatura deri në 30 gradë

Sot temperatura deri në 30 gradë

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 12 e 30 gradë celsius.

E nesër, gjendja do të ndryshojë ca, në mëngjes, pritet të ketë vranësira të pjesshme të cilat nga mesdita mund të marrin karakter zhvillimi. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme ato do të sillën në mes 8 e 21 gradë celsius.

Mbi rajonin tonë ende po vazhdon të veprojë presioni i lartë atmosferik, kështu në pjesën e parë të kësaj jave , pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët dhe ngrohtë.

Në pjesën e dytë të javës, nga pjesa verilindore e kontinentit, pritet dëpertim i masave të ftohta ajrore të cilat do sjellin për pasojë rënie të ndieshme të temperaturave që mund të përcjellen edhe

reshje lokale shiu. Në mëngjes temperaturat do të sillën në mes 3 e 5 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 19 e 20 gradë celsius./21Media