Moti sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimim të masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

”Do të fryjë erë nga  jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s”, njofton IHMK./21Media

Back to top button