Ja kur pritet të bien temperaturat

Ja kur pritet të bien temperaturat

Meteorologët parashohin që sot, mbi vendin tonë, do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në orët e pasditës mund të ketë vranësira lokale.

Temperaturat do të sillën në mes 14 e 32 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Nesër pritet të ketë më shumë vranësira, mirëpo temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime, ato do të sillën në mes 15 e 31 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit në do të sillën në mes 13 e 15 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 30 e 31 gradë Celsius.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rënie e temperaturave./21Media