Vranësira dhe mundësi për reshje të shiut

Vranësira dhe mundësi për reshje të shiut

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të jenë më të theksuara në mbarim të ditës, kur mund të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 11 e 25 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv

Nesër, në ditën e parë të fundjavës pritet të ketë më shumë vranësira, të cilat do të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu shpesh të përcjellura edhe me bubullimë.

Temperaturat do të sillen në mes 10 e 24 gradë Celsius.

Dita e dytë e fundjavës, e diela pra, por edhe pjesa e parë e javës së ardhshme, pritet të kenë mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu, të cilat herë pas here mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillen në mes 8 e 20 gradë Celsius./21Media