Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Back to top button