Moti sot dhe nesër në Kosovë

Temperatura minimale deri në -5 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK), ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune.

“Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button