Temperaturat maksimale deri në 21 gradë

Temperaturat maksimale deri në 21 gradë

Këtë fundjavë, mos u mendoni dy herë nëse doni të udhëtoni. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të jetë me diell, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas IGJEUM, lumi Buna ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 dhe mund t’i afrohet nivelit kritik, por nuk do ketë dalje nga shtrati.

Sa i përket temperaturave, në bregdet do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë Celsius, në vendet e ulëta 13 – 20 gradë, ndërsa në vendet malore 5 deri në 16  gradë Celsius.