Temperatura më e lartë e ditës deri 21 grad Celsius

Temperatura më e lartë e ditës deri 21 grad Celsius

E mërkura do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat
minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës
parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Të Enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit.
Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së
mërkurës. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media