Në fundjavë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu. Nga dita e diel sërish freskët.

Në fundjavë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu. Nga dita e diel sërish freskët.

Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi Itali dhe rajonin tonë ditëve në vijim, derisa ditën e diel nga Evropa qendrore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi nga pasdita e së shtunës dhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditë së diel. Nga dita e diel sërish pritet të mbajë mot më i freskët, transmeton telegrafi.com.

Në fillim të javës mundësi për reshje lokale shiu, derisa temperaturat mbeten pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.