Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë ajore nga Afrika. E kjo do të kushtëzojë që të kemi mot të kthjellët e me temperatura tropikale, ato do të lëvizin në mes 18 e 37 gradë celsius.

Nesër, gjendja pritet të ndryshojë, në mëngjes, parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellët, mirëpo, me kalimin e kohës vranësirat do të vijnë duke u shtuar, kështu, në orët e pasdites, mund të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu të përcjella me bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rënie të dukshme  ato do të sillën në mes 14 e 32 gradë celsius.

Dëpertimi i rrymës  së freskët ajrore nga Atllantiku do të bëj që gjatë ditëve në vijim të kemi mot me vranësira kalimtare. Edhe temperaturat do t’i afrohen normales, në mëngjes ato do të sillën në mes 11 e 14 gradë celsius, kurse ato maksimale, në mes 26 e 29 gradë celsius./21Media