Temperatura minimale 0 gradë

Temperatura minimale 0 gradë

Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të kalojë nga rajoni ynë ditëve në vijim. Ky ciklon do të sjellë ndryshim të motit, me ç’rast mjegulla do të shpërndahet e ditën e sotme por kohë pas kohe do të ketë reshje shiu, e në vise malore borë.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiu mund të përzien me fjolla bore edhe përgjatë viseve kodrinore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të shpërndajë ndotësit të cilët ditëve të kaluara janë përqendruar pranë sipërfaqes tokësore.

Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e vende-vende do të zbresin edhe në të mira.