Moti sot në Kosovë

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu. Por, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) sot do të ketë edhe diell.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante me ditët e fundit.

Sipas institutit, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 16 dhe 18 gradë Celsius.

Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji.

Back to top button