Moti sot në Kosovë

Sot, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.

“Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme. Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut”, u bë e ditur në njoftim

Back to top button