Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së në orët e vona të natës parashihet që të ketë reshje shiu dhe bore.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Back to top button