​Moti sot në Kosovë

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me reshje të shiut, që do të intensifikohen në shkallë vendi dhe do të ketë ulje të temperaturave me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12 gradë Celsius.

Reshjet do të intensifikohen që nga orët e para të mëngjesit në të gjithë vendin, me intensitet të lehtë dhe mesatar, të cilat parashihet të ndërpriten rreth mesditës. Gjatë orëve të pasdites pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h./21Media

Back to top button