Temperatura maksimale deri në 24 gradë

Temperatura maksimale deri në 24 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë.

Në mbrëmje vranësirat mbeten prezente në bregdetin jugperëndimor.

Mjegull/mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperendim 1-10 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.