Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira e kthjellime gjatë gjithë ditës. Reshje shiu parashikohen në veri të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.