Territori i Shqipërisë do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm

Territori i Shqipërisë do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm

Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore e kodrinore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të izoluara në Juglindje dhe Lindje të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 0,5 deri 1,2 metra.

Temperaturat minimale do sillen nga 18-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 32-34 gradë Celsius.