Mot i kthjellët

Mot i kthjellët

Kontinenti Evropian po ndikohet nga fuqizimi i Anticiklonit sub-tropikal i cili do të mbajë në territorin e Shqipërisë temperatura të larta.

Moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 12 deri në 28 gradë, në zonat e ulëta 16 deri në 33 gradë, ndërsa në zonat bregdetare 19 deri në 32 gradë Celsius.