Sot ulen temperaturat, stuhi shiu dhe ere

Sot ulen temperaturat, stuhi shiu dhe ere

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Veriore të cilat do të influencojnë mot me reshje shiu dhe stuhi në Shqipëri.

Shqipëria do të ndikohet kalimi i një sistemi frontal i cili do të shkaktojë reshje shiu me intensitet të lartë me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 15-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5- 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.

Temperaturat gjatë ditës në zonat malore do të lëvizin 14 deri 22 gradë Celsius, në zonat e ulëta 18 deri 26 gradë dhe në zonat bregdetare 19 deri 25 gradë Celsius.