Temperaturat do të pësojnë rënie

Temperaturat do të pësojnë rënie

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po influencon mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë.

Moti sot do të mbetet i vranët dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës, pasdite moti do të përmirësohet.

Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat në  zonat malore do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë Celsius, në zonat e ulëta 14 deri në 24 gradë dhe në zonat bregdetare 17 deri 24 gradë Celsius.