Mot i kthjellët

Mot i kthjellët

Gadishulli ballkanik po vazhdon të jetë në aktivitetin e Anticiklonit të Azoreve i cili do të mbajë mot pa reshje në territorin e Shqipërisë.

Fillimi i javës do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 8 deri në 26 gradë Celsius, në zonat e ulëta 10 deri 29 gradë, ndërsa në zonat bregdetare nga 14 deri në 28 gradë Celsius.