Mot i vranët dhe shi

Mot i vranët dhe shi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë me reshje shiu me intensitet të lartë.

E mërkura do të jetë e vranët me reshje shiu dhe stuhi me intensitet të lartë në zonën Veriperëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës.

Era do të jetë me intesitet me drejtim Jug (S) me shpejtësi  10-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore 10/17°C

Zonat e ulëta  14/24°C

Zonat bregdetare 16/23°C