Mot i vranët e me reshje shiu

Mot i vranët e me reshje shiu

Orët e para të mëngjesit do të vijojnë me vranësira, si dhe reshjet shiu në territorit e Shqipërisë. Por duke iu afruar mesditës do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante. Në zonat jugore do të ketë shira të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me zbritje në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja në mesditë pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 45 km në orë, në drejtimin kryesisht jugor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4 ballë.