Temperatura më e lartë e ditës deri 27 gradë Celsius

Temperatura më e lartë e ditës deri 27 gradë Celsius

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s, thuhet ne raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media